Gjatë ditës, Avni Morina drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Rahovecit ka vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Drenoc, i cili kërkoi që punimet të realizohen në përputhje me kontratën. “Vizitova ecurinë e punimeve në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në objektin e shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Drenoc. Aty pashë se po vazhdon puna në fasadimin e objektit, në instalimin e trupave ndriçues të rrymës elektrike, në montimin e radiatorëve të ngrohjes qendrore dhe është bërë komplet heqja e dritareve të vjetra dhe janë montuar dritare të reja”, ka thënë drejtori Morina. Në kuadër të këtij projekti, kanë filluar punimet në renovimin komplet të kulmit të objektit të shkollës.