leoni

Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Ramush Haradinaj: Edi Ramën e kam vëlla, i kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët por unë jam kundër ndarjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për paralajmërimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se do e padisë në gjykatat e Kosovës. Ky rast ka të bëjë me një deklaratë të mëhershme të Haradinajt i cili kishte thënë se Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq do të përfitonin 10 miliardë euro nga ndarja e Kosovës. Rama ka thënë se këtë deklaratë do e dërgoj Haradinajn në gjykatë. “Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes”, tregon Haradinaj. “Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas” Haradinaj tregon edhe për shumën e 10 miliardë euro që kishte thënë se do ndahej mes Ramës, Thaçit dhe Vuçiqit. Tutje ai shpjegon se si do të përfitonin personalisht personat që do merrnin pjesë në projektin e ndërrimit të territoreve. “Nëse dikush ka premtuar me dhënë Trepçën, atëherë ka pasur përfitime nga Serbia”, tregoi kryeministri në detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …