Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se edhe Kosova po paguan çmim për shkak të dinamikave të brendshme të vendeve anëtare të BE-së, pasi qytetarëve të saj po u mohohet mundësia e të lëvizurit lirshëm. Cakaj potencon se taksa në Rrugën e Kombit ka ardhur si pasojë e nevojës për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj rruge dhe se sfidë mes dy vendeve është thellimi i bashkëpunimit veçanërisht në fushën ekonomike. Ai thekson se Shqipëria ka tre qëndrime kryesore lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. “E para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politike dhe natyrisht Shqipëria do ta mbështesë pa kushte. E dyta që Shqipëria konsideron që njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme. E treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë natyrisht që duhet të bëhet në bekimin e SHBA dhe BE”, theksoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …