Kapter, Baki Ejupi, shëmbëlltyrë për edukimin e brezave

Kapter, Baki Ejupi, shëmbëlltyrë për edukimin e brezave

Dita e 29 Tetorit 2019, për Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë të Forcave të Sigurisë të Kosovës në Mitrovicë, solli dhembje të madhe, ku vdekja e rrëmbeu Kapter Bakiun, gjatë testimit të gatishmërisë kondicionale ushtarake.

45 vjeçari Baki Ejupi nga fshati Sekiraqë e Llapit, ishte luftëtar i orëve të para të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aktualisht pjesëtari i stafit komandues të Brigadës.

Jeta e Kapter Bakiut, ishte një shëmbëlltyrë e një Atëmëmëdhetari të gatshëm që të jepte çfarë lypset prej Tij, për lirinë e popullit që e lindi!

Lavdi jetës dhe veprës së këtij ushtaraku të popullit!

Uroj që të  përkujtohet përjetësisht dhe të shërbej për kushtrim brezash!

Ngushëllime familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve, të Kapter Baki Ejupit.

( Sejdi Veseli)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …