konsum të duhanit

Qytetarët shpenzojnë afër 200 milionë euro për një vit për konsum të duhanit

Nga të dhënat e statistikave të Doganave të Kosovës mësohet se shuma që shpenzojnë qytetarët e Kosovës për duhan brenda një viti është afër 200 milion euro. Brenda një viti, në vendin tonë hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonë duhan. Ndërsa lidhur me zbatimin e ligjit që ndalon pirjen e duhanit nëpër objekte publike, zyrtari në Qendrën për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë, Arben Lila i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se Ligjit kundër duhanit është duke u zbatuar më pak se më parë. Ndërsa duke folur për pasojat e shumta të duhanit, udhëheqësi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla ka tërhequr vërejtjen se ndalimi i tymosjes në vende publike do të dëshmojë faktin se do të shpëtohen me mijëra jetë njerëzish, me mijëra sëmundje dhe do të kursehet buxheti i limituar i Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin e këtyre sëmundjeve, sepse dihet që vdekjet e parakohshme që ndodhin në Kosovë, janë si pasojë e duhanpirjes.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …