leoni

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në vendin tonë. Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani pret formimin e qeverisë së re. “Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh Thaçi. Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor. Kryetari shtoi se është e rëndësishme që përkrahja e shteteve anëtare të BE-së, për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos lëkundet. “Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”, konkludoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …