Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim dhe ka biseduar me anëtaren e Senatit të Francës, Helen Mouret

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim dhe ka biseduar me anëtaren e Senatit të Francës, Helen Mouret

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot anëtaren e Senatit të Francës, Helen Mouret, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani pret formimin e qeverisë së re. “Kosova ka një demokraci të avancuar dhe  pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pret që shpejt të formohet qeveria që do të shtyjë përpara proceset e rëndësishme për vendin. Ai theksoi se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor pret përkrahje më konkrete nga BE-ja, meqë  ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave dhe pret vendim meritor nga BE dhe shtetet anëtare të BE-së,  ka saktësuar Thaçi. Ndërkohë Senatorja, Mouret, u shpreh se Franca përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …