Në një konferencë të Nismës Socialdemokrate kryetari i partisë, Fatmir Limaj tha se ka qenë shumë shqetësuese mbarëvajtja e gjithë procesit, për zgjedhjet e 6 Tetorit. Nuk kemi pasur kurrë në Kosovë zgjedhje me një administrim më të dobët. Limaj ka akuzuar KQZ-në për gabime të shumta e shkelje gjatë gjithë procesit zgjedhor. KQZ-ja e ka humbur integritetin e procesit zgjedhor. “Sa ishte në dorën e qytetarëve shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, problemet u shfaqën në administrimin e procesit të votimit. Një nga problemet që u shfaq ishte formulari, kishte defekte serioze dhe krijuan probleme zinxhirore. Për shkak të kësaj KQZ-ja mori vendim të rinumërojë mbi 800 kuti, ne kërkuam të bëhet rinumërimi i plotë dhe kjo çështje të përmbyllej. KQZ-ja ishte më tepër e shqetësuar për integritetin e institucionit sesa procesit zgjedhor, ajo me këtë e ka vë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor. Procesin e ka përcjellë papërgjegjësia dhe njëanshmëria, si asnjëherë më parë. Neglizhenca nga ana e KQZ-së për vendimmarrje e ka degraduar integritetin e saj. Ky organ gjatë këtij procesi ka qenë në situatë kaotike, ka saktësuar Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …