leoni

Vlora Çitaku: Qeveria e Serbisë po vazhdon të përdorë instrumente të frikësimit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë

Vlora Çitaku: Qeveria e Serbisë po vazhdon të përdorë instrumente të frikësimit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, gjatë fjalës së saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë. Ajo ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se Prishtina zyrtare është e gatshme për këtë proces, por pasi pala serbe të tregojë se është serioze në këtë drejtim si edhe për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, organizimi i të cilave siç tha ajo ishte i suksesshëm dhe u zhvilluan në mënyrë fer dhe demokratike. Çitaku ka përmendur se 26 anëtarë të KQZ-së që përfunduan në spital pasi kishin simptoma gjatë numërimi të votave të ardhura nga Serbia, duke mos dashur të drejtojë gishtin ndaj askujt, teksa shtoi se edhe pas gjithë kësaj autoritetet e Kosovës vazhduan me numërimin e të gjitha votave. Ajo ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se po vazhdon të përdorë instrumente të frikësimit ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë, jo vetëm gjatë zgjedhjeve, por edhe të pjesëtarëve serbë në Forcën e Sigurisë së Kosovës që të mos jenë pjesë e kësaj force, teksa ka përmendur se zyrtarë serbë të Kosovës janë ndalur nga autoritetet e Serbisë në kufi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …