Më 2 nëntor 2019 mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Nesër mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Me moton 30 vjet dhimbje dhe krenari me rastin e 30-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu më 2 nëntor 2019 mbahet Akademi përkujtimore dhe disa aktivitete përkujtuese nën organizimin e Shoqërisë Lëvizja, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Burgosurve Politikë. Më fillim në orën 10:00 mbahen homazhe tek varri i heroit të kombit Afrim Zhitia në fshatin Llugë të Besianës. Në orën 12:00 mbahen homazhe tek varri i heroit të kombit Fahri Fazliu në fshatin Llaushë të Besianës. Në orën 14:00 mbahen homazhe tek vendi i rënies së tyre në Breg të Diellit në Prishtinë. Kurse Akademia përkujtimore mbahet në orën 17:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …