Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi, pas shqyrtimit, listën fillestare të SHAL 53 si dhe transaksionet e SHAL 51 e cila u mbajt me 23 tetor 2019. Bordi miratoi propozimin e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve, ndërkaq me propozim te menaxhmentit gjithashtu miratoi futjen e NSH Sharrprodhimit ne Administrim Direkt. Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportet rekomanduese dhe përfundimtare të Njësisë së Negocimit Direkt.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …