Kryetari Haliti kërkon angazhim të plotë të drejtorëve dhe zyrtarëve komunale për plotësimin e kritereve të MSA-së

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, kërkoj nga drejtorët e drejtorive komunale por edhe nga zyrtarët komunal që të kenë angazhim të plotë në plotësimin e të gjitha kritereve jopolitike për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA-së) dhe të sfidave të identifikuara në raportin e Komisionit Evropian. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti kërkoj nga pjesëmarrësit në këtë takim të bëjnë të gjitha parapërgatitjet për hartimin e strategjive të ndryshme komunale si: Strategjisë Komunale për Arsim, Strategjisë Komunale për Trashëgimi Kulturore, Strategjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Strategjisë Komunale për Menaxhimin dhe Shfrytëzimin e objekteve sportive, Strategjisë Komunale për Zhvillim Ekonomik si dhe disa strategjive të tjera. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe mbi parapërgatitjet për ushtrimin fushor “Partnerët 19” që do të realizohet në komunën e Vitisë nga FSK-ja dhe mekanizmat e tjerë gjatë këtij muaji. Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se Komuna e Vitisë duhet të jetë e përgatitur në raste emergjente dhe se ky ushtrim është në interes të qytetarëve që të jenë të përgatitur në raste të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …