Nisma Socialdemokrate

NISMA: Minimi i rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet votave të kontrabanduara nga Serbia është i papranueshëm

Nisma Socialdemokrate ka tërhequr vërejtjen se minimi i rezultatit të zgjedhjeve nëpërmjet votave të kontrabanduara nga Serbia është i papranueshëm. Nëpërmjet një komunikate për medie, Nisma ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave të rregullta, atyre me kusht, votave të ardhura nga diaspora me kohë dhe atyre me vonesë, Nisma dhe koalicioni që ajo udhëheq ka marrë mbi 42 mijë vota, apo 5.012% të votave. Tendencat që përmes votave të kontrabanduara nga Serbia të minohet rezultati i dalur nga vullneti i rreth 839 mijë votuesve brenda dhe jashtë Kosovës janë të papranueshme. Nisma Socialdemokrate njofton se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 06 tetorit 2019!, thuhet në komunikaten e Nismës Socialdemokrate për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …