Stipe Mesic

Mesiç: Serbia e ka të vështirë të marrë së shpejti vendim për njohjen e Kosovës

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç ka thënë se është pesimist që Serbia do të marrë së shpejti ndonjë vendim për njohjen e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se duhet të rifilloj dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë por është kundër idesë për shkëmbimin e territoreve. Gjatë intervistës së dhënë për “Kosovapress”, ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që të hap kufijtë për qytetarët e Kosovës, që të udhëtojnë dhe të shkëmbejnë idetë e kapitalin e tyre me Evropën. Ndërkaq, për vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai ka theksuar se ky ka qenë vendim i keq dhe i dëmshëm për rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …