leoni

Ali Lajçi

Lajçi: Deklaratat e Mustafës se LDK mund të shkoj në opozitë janë taktizime për ta ngritur pazarin në koalicion me VV

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa se në rast se nuk arrihet marrëveshje me Vetëvendosjen për krijimin e koalicionit qeverisë atëherë LDK-ja do të shkoj në opozitë, zyrtari i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka thënë se këto deklarata janë taktizime për ta ngritur pazarin në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka shtuar më tutje se Isa Mustafa nuk është aspak serioz me këto deklarata dhe se tani nuk duhet të shihet pazari politik i partisë por interesi i vendit. Zyrtari i Vetëvendosjes, Ali Lajçi ka thënë më tutje se nuk ka logjikë që tani të shkohet në zgjedhje kur ato kanë përfunduar një muaj më parë e nëse shkohet në zgjedhje atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë më pak vota por zgjedhje të reja nuk do të ketë sepse këtë nuk e lejon as elektorati i LDK-së dhe koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të ndërtohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …