Nga Vetëvendosje i janë kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit. Ky i fundit në një postim në Facebook, thoshte se kryeministri kalon fillimisht në zyret e LDK-së. Madje shkruante se asnjë parti në Kosovë nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë, duke i dërguar kështu mesazh të qartë kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, në një përgjigje të shkurtër ka thënë se kryeministri është vendosur më 6 tetor, që sipas saj do të jetë Albin Kurti. “Ajo që tashmë është e qartë… emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, tha ajo. Haziri nuk e kishte lënë me kaq me komentet e tij ndaj VV-së. Duke iu kundërpërgjigjur një komentuesi, ai ishte shprehur i gatshëm që Vetëvendosjen ta sfidojë edhe një herë në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …