Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kujtuar dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të rënë tri dekada më parë në Bregun e Diellit në Prishtinë gjatë një ballafaqimi me forcat serbe. Ai thotë se duke kujtuar Afrimin e Fahriun, “kujtojmë shumë më shumë se dy dëshmorë të kombit shqiptar: sot, duke risjellë në mendje rrugëtimin historik për çlirimin e Kosovës realisht risjellim në mendje rëndësinë e aspiratës për thellim të marrëdhënieve brendakombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë”. “Motivi i një pune të nisur nga Afrimi e Fahriu tre dekada më parë duhet të na obligojë të gjithë për të menduar një trajtë më të thellë të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë dhe unitetit kombëtar në përgjithësi”, ka potencuar Cakaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …