Gomat e dimrit janë të obliguara të jenë në vetura nga 15 nëntori, paralajmërohen gjoba për shoferët

Gomat e dimrit janë të obliguara të jenë në vetura nga 15 nëntori, paralajmërohen gjoba për shoferët

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore. Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit thotë se çdo qytetar duhet të zbatoj ligjin për sigurinë rrugore. Sipas tij, në rast se shoferët tentojnë të bëjnë manipulime atëherë Policia e Kosovës do të shqiptojë gjoba.  Mustafa kërkoj nga shoferët të kenë kujdes nga kushtet atmosferike si dhe të masin shpejtësinë krahas motit që mbizotëron. Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …