Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës Milorad Dodik ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë së Kosovës në detyrë Behxhet Pacolli drejtuar kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Pacolli ka thënë se me Serbinë mund të diskutojnë për gjithçka, me përjashtim të tri gjërave: pavarësisë së Kosovës, Kushtetutës së Kosovës dhe kufijtë. “Vuçiq, keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën. Ky është realitet. Kosova është e pavarur dhe nuk ka kthim mbrapa. Kjo është zgjidhja e vetme dhe të gjitha të tjerat do të shkojnë më lehtë”, është shprehur ndër tjera Pacolli. Por, Dodik nuk i kanë pëlqyer këto deklarata duke thënë se “Pacolli është njeri i cili nuk mund t’i mbajë askujt leksione dhe se kërcënimet e tij janë të papranueshme”. Sipas tij, Republika Serbe është absolutisht kundër situatës në lidhje me statusin e Kosovës dhe se Bosnja nuk e ka njohur dhe se nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …