Etleva Nallbani: Dhënia me koncesion e Butrintit është një çmenduri e Qeverisë, ajo është pronë e Shtetit dhe e shqiptarëve

Etleva Nallbani: Dhënia me koncesion e Butrintit është një çmenduri e Qeverisë, ajo është pronë e Shtetit dhe e shqiptarëve

Etleva Nallbani, arkeologe dhe studiuese, duke folur lidhur me çështjen e dhënies së Butrintit me koncesion ka reaguar si profesioniste por edhe si qytetare. Disa ditë më parë shefi i bordit “Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim”, Michael Granoff dorëzoi pranë Ministrisë së Kulturës “Planin e menaxhimit të integruar të Butrintit”! Edhe studiuesi, Moikom Zeqo, reagoi në gazetën “Dita” duke e konsideruar këtë një vendim skandaloz, ndërkohë arkeologia Etleva Nallbani, nëpërmjet kësaj interviste e konsideron këtë hap të institucioneve shtetërore të paimagjinueshëm dhe të pa papranueshëm. “Si mund të jem unë dakord me një gjë të tillë, të paparë e padëgjuar në botën e qytetëruar?! U drejtohem profesionistëve, arkeologëve, specialistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve po ashtu dhe banorëve në masën më të gjerë. I kuptoj thellësisht dhe vuaj së bashku me ta frustrimin e këtyre viteve të vështira, të cilat në vend të ushtrimit të dijes në të mirë të trashëgimisë arkeologjike, na kanë vënë përpara presionesh dhe situatash absurde. Por duhet gjetur përsëri forcë e kurajo për të dalë nga amullia, e duhet kuptuar se ka vetëm një rrugë të drejtë. Ne si profesionistë kemi përgjegjësi, ka thënë mes tjerash arkeologia Etleva Nallbani.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …