Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, mbahet manifestimi në FSK për nderë të Epopesë së UÇK-së, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Manifestimin qendror në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18 vjetorit të ,,Epopesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, mbahet më 5 mars 2016, duke filluar nga ora 11:00, në Kazermën e FSK-së ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë. Në manifestim do të marrin pjesë, Presidentja e vendit; zonja Atfiete Jahjaga, Kryeparlamentari kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri Haki Demolli, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, përfaqësuesi i Familjes Jashari si dhe personalitete tjera të larta të institucioneve të vendit, klerit, partive politike, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, institucioneve arsimore, kulturore, shoqërisë civile si dhe mysafirë tjerë të ftuar. Në manifestim do të flasin kryeministri Isa Mustafa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe përfaqësuesi i familjes Jashari. Kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovë do të jenë të rreshtuara gjatë gjithë Manifestimit. Më 6 mars 2016, në orën 10:00, Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK-së do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari’’, në Prekaz. (FSK-R.Z.)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …