Ish-luftëtari i lirisë nga Zona Operative e Drenicës, Zenel Shala nesër do të intervistohet nga Gjykata Speciale. Por dita e 5 nëntorit që 21 vite për të ka qenë e veçantë sepse pikërisht në këtë datë ka renë heroikisht bashkëluftëtari i tij Sejdi Shala. Duke qenë se nesër nuk do të këtë mundësi të bëjë nderime të varri i bashkëluftëtarit të tij ai ka shkuar sot, për t’i treguar së pikërisht nesër ai do ta fillojë një betejë tashmë në liri për ta mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Nesër bëhen 21 vjet nga rënia heroike e heroit të Kosovës Sejdi Shala – REKA , do doja që si çdo vit me 5 nëntor të vija e të paktën dy fjalë t’i thoja për veprën tende heroike HEROI im, po kësaj radhe mu deshtë një ditë me herët, sepse nesër kam një betejë tjetër, kur ishim bashkë mbronim Kosovën nga okupatori serb, kurse tash pikërisht ne 21 vjetorin tënd me duhet ta mbroj luftën e drejt te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ty dhe gjithë bashkëluftëtarëve ju qoftë i letë dheu i Kosovës nënë që aq shumë e deshët. Lavdi e respekt për jetë”, ka shkruar ish-luftëtari i UÇK-së, Zenel Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …