Pas takimit të grupeve punuese në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se negociatat për formimin e Qeverisë se re do të përfundojnë brenda dy jave. “Bisedat nuk janë të pazareve, por të sinqerta ashtu qysh e ka vendosur qytetari i Kosovës me votë të veten për ndryshimet e nevojshme në Kosovë. Pra nuk ka lidhje me pazare politike. Mendoj se për dhjetë ditë ose dy javë do të përfundojnë negociatat për formimin e Qeverisë se re”, është shprehur Konjufca. Ai ka bërë me dije se në takimin e pestë me radhë të grupeve punuese është diskutuar enkas për shëndetësinë dhe arsimin. Ai ka thënë se diskutimet në këtë fusha janë zhvilluar në pajtueshmëri të thellë të bashkëpunimit.
