Ilir Meta, kryetari që përfaqëson opozitën në Shqipëri, po përdor çdo makinacion për të shtyrë sa më gjatë të jetë e mundur shkarkimin. Edhe pse shumica parlamentare e ka ndarë mendjen që do i shkojë deri në fund shkarkimit, Ilir Meta po përdor mungesën e Gjykatës Kushtetuese, duke e mbajtur peng zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Përveç zgjedhjes së Besnik Muçit, i cili është në proces vetingu, Meta pritet që të bllokojë përzgjedhjen e anëtarit të dytë. Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se 3 anëtarë i zgjedh Presidenca, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë. Anëtari i parë është zgjedhur pak ditë më parë dhe ai është Besnik Muçi. Por për anëtarin e dytë ka nisur një përplasje e fortë mes Presidencës dhe Kuvendit. Meta ka afat deri në datën 8 nëntor që të zgjedhë emrin e dytë, por pretendon se duhet të zgjedhë Kuvendi së pari anëtarin e tij. Mirëpo Parlamenti pritet që të bëjë përzgjedhjen e dy anëtarëve në 14 nëntor, pra 6 ditë pas afatit të fundit të Metës. Burimet nga Presidenca bënë me dije se Ilir Meta nuk ka për të zgjedhur një emër të ri, sepse nëse Kuvendi nuk zgjedh emrin e parë brenda 8 nëntorit, ai nuk mund të bëjë emërim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …