Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë zyrtarisht procesin për daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën. Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2015 nga administrata e Obamës së bashku me 200 vende të tjera. Që nga fushata zgjedhore, Trump ka thënë se është kundër kësaj marrëveshjeje e cila parashikon uljen e emetimeve të gazrave serrë duke filluar nga viti 2020 sepse është e dëmshme për ekonominë. Sidoqoftë, Trump duhej të priste tre vjet për të filluar tërheqjen zyrtare. Nga ana e tij, Departamenti i Shtetit ka treguar që qëndrimi i SHBA lidhur me tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit mbetet i pandryshuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …