AAK-ja e shqetësuar lidhur me papërgjegjësisë institucionale të Kosovës në luftimin e drogave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një kumtese ka shfaqur shqetësim të jashtëzakonshëm për papërgjegjësinë institucionale të Kosovës në luftimin e drogave në vend. Qeveria e Kosovës, thotë kumtesa, po dështon si mos më keq në parandalimin dhe largimin e kësaj të keqe nga qytetarët e Kosovës, edhe për shkak të korrupsionit të lartë, transmeton Koha.net. Raporti i djeshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit ka dhënë alarmin për nivelin e kalimin e drogës nëpër Kosovë, madje edhe pranimin e zyrtarëve. “Është e vështirë të vlerësohet deri në çfarë mase ndikon korrupsioni në trafikimin e drogës në Kosovë. Ligjet e ndalojnë korrupsionin e ndërlidhur me drogat, por supozimet këmbëngulin se drogat kalojnë përgjatë kufijve të Kosovës, ndonjëherë me pranimin e zyrtarëve”, thuhet ndër të tjera në raportin vjetor të DASH sa i përket Kosovës, përcjell kumtesa e AAK-së.  Kosova, edhe njëherë, është vlerësuar se mbetet një vend transit për kontrabandimin e drogave drejt tregjeve tjera evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …