Qeveria në detyrë, në mbledhjen e saj sot ka miratuar propozim-vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe raporti i Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet dhe shpenzimet për periudhën 9 mujore. Këto dy propozim vendime i ka arsyetuar ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, i cili tha se përfitues i vendimit të parë janë Policia e Kosovës me mbi 4 milionë euro për blerje të pajisjeve, po ashtu para janë ndarë edhe Ministrisë së Punës, Ministrisë së Jashtme dhe SShKUK. Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim vendimi për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nëse vonohet edhe më tej formimi i qeverisë të mbahen edhe një mbledhje e ardhshme, duke parë rëndësinë për vendin. Mbledhja e fundit e qeverisë në detyrë ishte mbajtur më 26 korrik.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …