Haradinaj: Shkarkimi i Task-Forcës kundër korrupsionit është vendim i paplan që shkakton pasiguri juridike

Haradinaj: Nuk di asgjë për arrestimet që mund të bëhen nga Specialja, pyesni ata që e kanë votuar këtë gjykatë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka ndonjë informatë se kur mund të ndodhin arrestimet e para nga Gjykata Speciale. Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë me gazetarë ka thënë se do të ishte mirë të pyeten rreth arrestimeve të mundshme ata që e kanë votuar këtë gjykatë. “Për arrestimet nuk di asgjë. Më mirë t’i pyesni ata që e kanë votuar gjykatën, ndoshta ata i dinë më mirë procedurat sepse unë jam jashtë informatave. Nuk kam ndonjë informatë. Ata që e kanë votuar e që thoshin është e nevojshme është mirë t’i pyesni se çfarë mendojnë”, është shprehur ai. Në këtë konferencë, kryeministri ka folur edhe për taksën 100 për qind , për të cilën ka thënë se e ka ruajtur sovranitetin e Kosovës. Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e re që edhe nëse vendos masën e reciprocitetit ndaj Serbisë ta mbajë edhe taksën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …