Gjykata Supreme mori vendim që të aprovojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur e është aprovuar ankesa e tyre nga Gjykata Supreme. Lëvizja Vetëvendosje dje në orën 11:00 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për numërimin e këtyre fletëvotimeve. Për këto fletëvotime, ishte ankuar edhe në PZAP, mirëpo kjo fillimisht e kishte refuzuar ankesën e Vetëvendosjes për numërimin e këtyre fletëvotimeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …