Kryekuvendari Veseli

18 vjet pas rënies së Legjendarit, Adem Jashari, kryekuvendari Veseli zotohet se do t’ ia vendos lapidarin në Prishtinë

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se seanca e radhës do të mbahet të enjten. Edhe një seanca do ta kemi pas 10 marsit. Prioritet është Bashkimi Evropian. Përmbushja e kritereve për liberalizim janë si kushte në të cilat duhet të punojmë dhe për këto çështje duhet t’i mbajmë dy seanca të shpejta”, ka thënë Veseli, i cili ka folur edhe për zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit të Shtetit dhe ka  saktësuar se nuk ka pasur shkelje. 18 vjet pas rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari,  Kadri Veseli është zotuar se do të angazhohet për vendosjen e lapidarit të Komandantit,  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …