SHBA-të do të mbrohen nga çdo ndërhyrje e ruse, kineze apo iraniane në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020

SHBA-të do të mbrohen nga çdo ndërhyrje e ruse, kineze apo iraniane në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020

SHBA do të mbrohet nga çdo ndërhyrje e Rusisë, Kinës dhe Iranit në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, njoftuan për shtypin shtatë agjencitë qeveritare përfshirë FBI dhe NSA, në një komunikatë të publikuar sot. ‘’Do të ketë një nivel koordinimi të pazakontë mes 50 shteteve dhe territoreve amerikane për të garantuar  sigurinë e zgjedhjeve. Kundërshtarët tanë duan të minojnë institucionet tona demokratike, të ndikojnë në opinionin publik dhe të ndikojnë në politikat qeveritare’’, thuhet në komunikatë. “Rusia, Kina, Irani dhe lojtarët e tjerë keqdashës të huaj do të përpiqen të ndërhyjnë në procesin e votimit ose të ndikojnë në perceptimin e votuesve. Fushatat e mediave sociale, fushatat e dezinformimit dhe sulmet në internet ndaj infrastrukturës shtetërore dhe lokale janë të gjitha mënyrat e mundshme që mund të përdoren për të ndërhyrë”, thuhet më tej në komunikatë. Deklarata u bë nga FBI, NSA, Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Siguria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …