Kryeministri i Kosovës, në detyrë, Ramush Haradinaj, vazhdon të ndajë dekorata edhe për këtë kohë që i ka mbetur derisa të largohet nga Kryeministria. Ai kësaj radhe për një dekoratë me Medaljen e Skënderbeut ka zgjedhur ish kryepolicin e Kosovës dhe drejtorin në dorëheqje të AKI-së, Shpend Maxhunin, Nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së Maxhunit. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut.
Ja cilat janë meritat e “skenderbegasit” të Ramushit, Shpend Enver Maxhuni
Drejtori i AKI-së, përveç se Është djali i inspektorit famëkeq të UDB-së, Enver Maxhui ai është edhe baba i djalit që u gjet me revole e drogë, por që i fshehu policia. Për më tepër u suspenduan gjashtë policë të Kosovës për shkak se ata kishin ndaluar madje edhe kishin publikuar lajmin se në veturën e djalit të tij, kishin gjetur drogë e armë.
Policia e Kosovës ishte përshkuar nga skandale të ndryshme gjatë kësaj kohe. Gjatë mandatit të tij ishin vjedhur hiç më pak se 25,3 kilogramë ari në dhomën e dëshmive në Pejë. Një krim që nuk ishte zbardhur asnjëherë. Gjatë periudhës së tij, ishte dhënë një tender për furnizim me rroba civile për PK-në, e të cilin e kishte fituar kompania e Sami Kelanit, vëllait të zëdhënësit Beki Kelani. Ky i fundit, njihet në opinion për minimizimin që i kishte bërë një proteste të opozitës ku kishin marrë pjesë mbi 40 mijë njerëz, duke thënë se morën pjesë vetëm 8 mijë.
Pra, gjatë kohës së tij në Polici të Kosovës, përveçse nuk kishte mundur të bëhej diçka elementare si ‘mbrojtja e dhomës së dëshmive’ po ashtu ishte numëruar gabimisht – në shërbim të partive në pushtet.
Probleme të tjera me tenderë në Policinë e Kosovës ka me bollëk derisa Maxhuni ishte në krye. Se Policia e Kosovës nuk ka qenë profesionale dhe është vënë në shërbim të pushtetit, e konkretisht në shërbim të Thaçit, tregon edhe forca e tepruar e ushtruar nga Policia ndaj protestuesve të subjekteve opozitare. Arrestimi i Kurtit më 28 nëntor 2015 ishte vlerësuar si problematik madje edhe nga Amnesty International – shkruan Periskopi. Shpend Maxhuni përmendet edhe në aferën Pronto 2, ku Grabovci përmes tij i kishte punësuar disa njerëz në Polici.
Shpend Maxhuni ka qenë në krye të Policisë së Kosovës në kohën kur vdiq në burg, Astrit Dehari.
Në orët e vona të datës 13 tetor 2018, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë pa leje e substanca narkotike janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, ( Inspektor famëkeq i UDB-së në kohën e Titos dhe të Milosheviqit) por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i ish kryepolicit të Kosovës, Shpend Maxhuni. Shefi aktual i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, edhe babai i tij, Enveri, kanë qenë policë të Kosovës për një kohë të gjatë. Djali i dytë i shefit të AKI-së, me inicialet Sh.M. është zënë me narkotikë e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës. Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, sepse edhe në Prokurori punojnë ish strukturat kriminale të regjimeve okupatore, të cilat i fshehin lëndët e tilla dhe i asgjësojnë ato.(K.D)