Blendi Faqeziu

Gazetari i TV-Klanit në Shqipëri, Blendi Fevziu, i përfshirë në krime mafioze

Disa portale në Shqipëri përmendin emrin e Blendi Fevziut sa herë hapet tema e vrasjes makabre në Vlorë të gjykatësit,  Skerdilajd Konomi,  i cili u  vra më 9 shtator të viti  2011.

Ai u vra pasi fitoi me gjyq të drejtën pronësore mbi një sipërfaqe të madhe toke në këtë zonë. Tri familje të mëdha kishin konflikte pronësie me Konomin në të paktën 600 hektarë tokë në bregdetin e Durrësit. Një prej tyre është ajo pasardhëse e Toptanëve, nip i të cilëve rezulton në letra pronësie edhe gazetari i “Opinionit” në Televizion Klan të Partisë Demokratike të Sali Berishës. Bshkëshortja e Konomit të ndejrë në një intervistë për DITA në një nga përvjetorët e vrasjes makabre  të burrit të saj tha ndër të tjera që vrasësit nuk u zbuluan kurrë sepse janë njerëz me pushtet, duke i përmendur gazetares Entela Resuli “kolegët tuaj që dalin përnatë në ekran, duke aluduar Blendi Fevziun”. Por prokurorët e korruptuar nuk kanë patur asnjëherë kurajon të thërrisnin Fevziun apo të tjerët në konflikt me Konomin, me gjithë premtimet e bujshme se vrasësit do kapeshin shumë shpejt. Por ndërkohë një komentues me mbiemrin “Toptani” hedh poshtë shkrimit një akuzë të rëndë. Ai thotë se vetë Fevziu ka qenë në dijeni të kërcënimeve për vrasjen e Konomit disa ditë përpara se të ndodhte vrasja. Gjykatësi Skerdilajd Konomi u vra në Vlorë në 9 shtator 2011.

Ndoshta Blendi nuk ka lidhje dhe e përflasin kot, por për shkak të famës së tij dhe provave ai i detyrohet opinionit publik një sqarim mbi pyetjen: A kishte dijeni ai dhe dega e Toptanëve e lidhur me emrin e tij, që po gatitej vrasja e Konomit? Në mesin e këtyre trashëgimtarëve të familjes Toptani dhe Dibra rezultojnë të jenë edhe dy njerëz të njohur për opinionin publik, gazetari i TV Klan Blendi Fevziu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra.

Në qoftë se shikohet me kujdes dhe vrasja e drejtorit te Shik-ut Isa Coba që po ndiqte pisten e vrasjes se Konomit dilet ne konkluzion se vrasesit me pagesë ishin te njejte me te gjyqtarit konomi..pra me nje fjale. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …