leoni

Përfituesit e trajnimit për Vetë-Punësim pajisen me certifikata

Janë ndarë certifikatat për kandidatët që kanë ndjekur trajnimin për Vetë-Punësim, që synon mbështetjen e subjekteve afariste të komunës së Vitisë. Ky projekt, realizohet në kuadër të Programit të Trajnimit për Vetë-Punësim” i financuar nga projekti “Fuqizimi i sektorit privat” (EMPOWER Private Sector) nga populli Amerikan, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), bashkëfinancuar nga Komuna e Vitisë dhe implementuar nga Organizata Help Kosovo. Qëllimi i kësaj marrëveshjes mes komunës së Vitisë dhe Organizatës Help Kosovo, ishte sigurimi i grantit në vlerë të caktuar, për fillim apo zgjerim të veprimtarisë afariste. I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Të theksojmë se fillimisht në Viti ishin paraparë 8 përfitues, mirëpo më shtimin e fondeve nga USAID Empowwer dhe komuna e Vitisë, është rritur numri në 20.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …