Flamuri Kuq e Zi

Hyzri Salihu: Muaji Nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike

Përshëndetje për të gjithë ata që veprojnë për Shqipëri  Etnike ,për të gjithë ata që me vite , muaj e dekada veprojnë me ketë amanet dhe e mbajnë të gjallë, duke mos harruar dëshmorët e Kombit e familjet e tyre. Të respektuar njerëz të tokës së Shqipëris Etnike dhe mërgaten shqiptare në Botë, që për djersën e dijen dhe gjakun e mijëra njerëzve mbahet ky amanet gjallë edhe sot kur po kërkohet që të zgjidhet çështja shqiptare. Shqipërine Etnike e kanë ëndrruar e punuar Rilindasit tanë të mëdhenj, luftëtaret e Lidhjes së Prizrenit, kryengritesit e fillimshekullit XX, nacionalistet e viteve 1941-1947, luftërat e fundit të Ushtrive Çlirimtare (UÇK,UÇPMB,UÇKombëtare)si dhe përpjekja e AKSH,së e organizatave tjera  për Shqipëri Etnike.

Pra para se të flasim për Shqipëri Etnike, të kerkojm shtet ligjor, të fortë ekonomikisht,shoqëri të shendoshë e të arsimuar, ushtri dhe siguri.Mjaftë me slogane superlative,fjalë e vetëm fjalë , duhet veprime konkrete. Njerëzit të vlersohen nga puna, përkushtimi ndaj Kombit, kultura personale, zotësia profesionale, karakteri dhe moraliteti. Të luftohet krimi, droga, mafia, korrupsioni dhe gjdo dukuri negative që është prezente në shoqërin tonë që armiqtë e Kombit Shqipëtarë po punojnë me disa shqipfolsa për pranin e këtyre dukurive negative. Ndonëse qëllimi i fundit për Kombin Shqiptar është bërja e Shqipërisë Etnike,por përgjithsisht sot përpjekjet duhet të përqendrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territoriale etj, të sigurisë së popullit shqiptarë në ILIRID, Kosovë Lindore, Malësi të Madhe dhe Çamëri , si dhe Mërgata të unifikohet për avancimin e Kombit Shqipëtar në Botë.

Në muajin Nëntor të ketë aktivitete për Shqipëri Etnike në mbarë hapsiren etnike shqiptare dhe mërgatë. Prandaj të nderuar motra dhe vëllezër shqiptarë kudo që jeni kërkojmë që  deri më 28 Nëntor të organizohemi , të unifikohemi , të veprojmë e festojmë për Shqipëri Etnike.

Me konsideratë

Hyzri Salihu

Shqipëri Etnike -Mërgatë

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …