Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur se do të vendoset në kryeqytet shtatorja e heroit të kombit, Adem Jashari. Ai ka thënë se komandanti legjendar i UÇK-së, do të kthehet i skalitur në bronz për t’i bërë roje kujtesës koleltive. “Krah Skenderbeut dhe Ibrahim Rugovës, nga sot Prishtina do të ketë Shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari. Mirënjohës kontributit dhe mbështetjes të parezervë të ekzekutivit të Komunës dhe të gjithë Këshilltarve Komunal, që pa asnjë rezervë sot mbështetën dhe miratuan propozimin për përcaktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores. Komandanti legjendar i UÇK-së do të kthehet i skalitur në bronz për ti bërë roje kujtesës kolektive se si duhet të sakrifikohet për lirinë e Kombit dhe shtetit, pikërisht në mesin e institucioneve të shtetit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …