Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot, në një takim të përzemërt nuncin e ri apostolik në Beograd, argjipeshkvin, Luciano Suriani. Vuçiq e ka falënderuar Surianin për, siç njoftojnë medie serbe, qëndrimin parimor të Vatikanit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Një kardinal i Vatikanët kohë më parë ka deklaruar se Kosova është tokë serbe dhe nuk e pranojmë dot shtetin e pavarur të Shqiptarëve. Argjipeshkvi Suriani ka lavdëruar kryeministrin serb për kontributin në përparimin e marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor.
