Turqia luan rolin kryesor dhe më të rëndësishmin në ndalimin e miliona emigrantëve gjatë rrugës për në Hungari dhe në Evropë, megjithëse shumë hungarezë nuk mund ose nuk duan ta kuptojë atë, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban. Përpjekje për ta anashkaluar kryetarin turk, Rexhep Tajip Erdogan, do të ishte në interes të “forcave të migrimit”, tha Orban, pas vizitës së Erdoganit në Budapest, raporton Tanjug. “Duke minuar forcën, ekuilibrin, sigurinë, besueshmërinë dhe rendin e Turqisë, forcat e imigracionit dëshirojnë të realizojnë ëndrrën e tyre dhe se miliona emigrantë po përmbytin Evropën”, tha Orban, duke shtuar se financuesi amerikan George Soros ka vendosur një objektiv të tillë, duke argumentuar se Evropës i duhet një fluks i një milion emigrantë në vit. Për sa kohë që Erdogan është në pushtet, Evropa mund të arrijë një marrëveshje me të, dhe ai do të hapë porta për Sirinë, jo për Evropën. Deri në atë moment, ne jemi të sigurt,” tha Orban. Erdogan gjatë një vizite në Budapest tha se Turqia do ta hapë derën për në Evropë për refugjatët sirianë, nëse Brukseli nuk do t’i ofronte Ankarasë mbështetje të mjaftueshme financiare për ta mbajtur barrën e rëndë të disa milionë emigrantëve nga Siria që jetojnë në kampe, në Turqi, përgjatë kufirit me Sirinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …