Përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkinaj ka rikujtuar se ndonëse kanë kaluar 20 vite pas përfundimit të luftës, ende nuk dihet për fatin e 1 mijë e 647 personave të zhdukur. Ai ka shtuar më turtje se asnjëherë nuk është gërmuar në vendet për të cilat ka informacione se ka mbetje mortore të shqiptarëve të rrëmbyer nga Serbia. “Kanë mbetur në rrugë gropimet për të cilat ne kemi dhënë dokumentacione edhe me skica në pjesë të veriu dhe nuk janë gërmuar, kemi dokumentacione me centimetra ku gjenden dhe nuk shkojnë të gropojnë ose u mbyten 23 persona dhe i dërguan me karroca në Kalludër dhe i varrosën një nga një ushtria serbe dhe nuk shkojnë të hulumtojnë. Ata thonë se nuk kemi informata të mjaftueshme. Informata individuale me të vërtetë nuk kanë të mjaftueshme, por dihet vendi ku janë, janë të incizuara me satelitë, imazhet satelitore kurrë nuk i ka kërkuar Kosova. Një pjesë të fajit e ka politika vendore dhe ajo ndërkombëtare që nuk kanë bërë krejt presionin e duhur për zbardhjen e fatit të të rrëmbyerve gjatë luftës dhe zhdukjen e tyre, ka theksuar përfaqësues i familjeve të të zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …