Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut do të mbahet takimi trepalësh i radhës për të ashtuquajturin “Mini-shengen ballkanik”. Në takim do të marrin pjesë kryeministri i kryeministri i Maqedonisë Veriut, Zoran Zajev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës dhe ato të Malit të Zi kanë paraqitur kritikat e tyre ndaj kësaj nisme dhe e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj duke tërhequr vërejtjen se me këtë projekt po synohet të ringjallet ish Jugosllavia e dikurshme. Ndaj nismës për “Mini-shengen ballkanik” ka shfaqur rezerva edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Takimi i sotëm do të mbahet në mbrëmje gjatë darkës së përbashkët në mes të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …