Në Gjermani po kremtohet 30 vjetori i rrëzimit të Murit të Berlinit që ndante këtë dysh këtë shtet. Rrënimi i Murit të Berlinit konsiderohet një nga ngjarjet me ndikimin më të madh në rrjedhjen e ngjarjeve në historinë më të re të Evropës. Rënia e murit më 9 nëntor, 1989, u pasua me një kryengritje paqësore dhe popullore në mbarë Gjermaninë Lindore komuniste, që ndodhi në mes të disa lëvizjeve në kombet e Evropës Qendrore që kontrolloheshin nga sovjetikët dhe që vendosën të shkëputeshin nga Moska dhe krijuan sisteme demokratike të stilit perëndimor. Për ta përkujtuar këtë datë të rëndësishme për historinë e re të Gjermanisë, kryetari i saj, Frank-Walter Steinmeier po mirëpret udhëheqësit e Polonisë, Sllovakisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë në Berlin. Në kuadër të këtyre festimeve, është paraparë që në portën historike të Branderburgut në Berlin, do të vendosen rreth 30 mijë shirita me dëshirat e njerëzve, shpresat ëndrrat që do të jetë 150 metra e gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …