Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ftesës që mori bashkëpartiaku i saj Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale. Ajo përmes një shkrimi ka thënë se sa herë ftohen ushtarët e lirisë nga prokuroria, i bien ndërmend deputetët e Kuvendit që shkaktuan dëm kur ngritën duart për gjykatën etnike kundër UÇK-së. “Sa herë ftohen ushtarët e lirisë nga prokuroria, më bien ndërmend deputetët e Kuvendit që ngritën duart për gjykatën etnike kundër UÇK. Çfarë dëmi! Në vend të angazhimit për gjykimin e krimeve të Serbisë në Kosovë (e për të cilat asnjëherë nuk bënë asgjë), ata votuan Gjykatën Speciale që do të merret me UÇK-në, madje e futën edhe në Kushtetutë. Përkulemi para veprës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilit luftëtar lirie. Rexhep Selimi, miku e kolegu im dhe gjithë të tjerët kanë mbështetjen tonë dhe të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …