Numrit të rreth 250 ftesave për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale pritet t’iu shtohet edhe ajo e Hashim Thaçit, thotë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai shton se brenda muajit nëntor pritet të ngrihen tri aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Gjithë këto ftesa, Gucati i cilëson si të papranueshme. Kryetari i veteranëve të luftës, thotë se sipas informacioneve jo zyrtare që posedojnë, deri më tash janë rreth 250 ftesa për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale, e sipas tij disa prej tyre në cilësinë e të dyshuarve, por edhe me statusin e dëshmitarëve. Ndërsa, avokati, Artan Qerkini thotë se numri i shtuar i ftesave ditëve të fundit tregon se edhe Specialja është vënë para një presioni të atyre që po e sponsorizojnë, sepse statusi i një personi gjatë hetimeve nuk është definitiv, pasi sipas tij mund të ndryshojë nga dëshmitari në të dyshuar dhe anasjelltas. Ndërkaq sot, Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Buçaj, i cili ka qenë epror në Zonën Operative të Pashtrikut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …