Disa medie në Serbi bëjnë të ditur se kryetari i Francës, Emmanuel Macron papritmas i ka ftuar sot në një takim kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilët ndodhen në Paris, ku po marrin pjesë në “Forumin e Paqes”. Macron qysh më parë kishte theksuar disa herë dëshirën për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, i ndërprerë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë zyra e kryetarit të Kosovës, ka konfirmuar se kryetari francez Macron do të mbajë takime me Thaçin dhe Vuçiqin, në margjina të Forumit të Paqes, i cili po mbahet në Paris të Francës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …