Në Rahovec u mbajt debat publik për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020

Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 04/2018, për Standardet Minimale të  Konsultimit Publik në Komuna, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur debatin publik për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020. Të pranishëm në debat ishin, drejtor të Drejtorive Komunale, drejtor të shkollave dhe kryetar të lagjeve dhe fshatrave të komunës. Në këtë debat Latifi ka prezantuar Raportin e punës së KKSB-së për pesë mbledhjet e rregullta të këtij këshilli. Hapja e debatit u bë nga kryesuesi i KKSB-së njëherit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi i cili është shprehur se siguria në gjithë territorin e komunës së Rahovecit është e qetë, stabile dhe e qëndrueshme dhe se deri në këtë periudhë nuk ka pasur probleme të natyrës etnik. “Ju njoftoj se debati publik për Planin e Punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2020, është duke u mbajt për herë të parë, pasi që deri më tani nuk është mbajtur një debat lidhur me planin e KKSB-së. Përmes videoprojektorit, mund të shihni raportin në detaje për pesë mbledhjet e mbajtura deri më tani nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi. Në këtë raport mund të gjeni të gjitha ato se çka është diskutuar në këtë këshill përfshi edhe konkluzat e nxjerra në fund të secilës mbledhje. Gjithashtu ju mund të shihni edhe Planin e Punës së këtij këshilli për vitin 2020”, ka thënë kryetari Latifi. Komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, Fazli Morina ka njoftuar të pranishmit në debat se siguria është e qetë dhe nuk kemi ndonjë dhe se nuk kemi pasur asnjë rast që mund ti vëmë theksin e veçantë dhe se komuna jonë njihet si komunë e qetë. Të pranishmit në debat u shprehën të gatshëm që në të ardhmen të bashkëpunojnë me të gjithë anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe së bashku të kontribuojnë që siguria në komunën e Rahovecit të jetë e nivelit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …