Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kombinatit metalurgjik “Trepça” ka bëtë të ditur për mediet se pas negociatave të të gjitha palëve në ndërmarrjen Trepça; Bordit, Menaxhmentit, Sindikatës si dhe punëtorëve, ka rifilluar puna në minierën e Stantërgut pas një ndërprerje dy ditore, ka shkruar ai. Sipas tij, pagat për muajin tetor si dhe pjesa e mbetur e dy muajve paraprak do të ekzekutohen shumë shpejtë. Të hënën, Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje tha se vendimi për grevë ka ardhur si pasojë e mos-marrjes së pagës së tetorit dhe kushteve jo të mira të punës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …