Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejtohet nga Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia, duke kërkuar nga Gjykata Supreme që mos ta pranojë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili i ka anuluar këto vota. “Kujt ia ka marr mendja që partia që deklarohet poshtë e përpjetë që s’bën koalicion me Listën Serbe, sot është bërë avokati i Listës Serbe, duke bërë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së që ka refuzuar votat e jashtëligjshme të ardhura nga Serbia? Më 29 tetor, Vetëvendosja me komunikatë zyrtare kërkonte anulimin e këtyre votave, duke i quajtur të jashtëligjshme, ndërsa sot më 12 nëntor i mbron ato vota të Listës Serbe, sikur të ishin votat e veta. Çka është ky veprim, nëse jo uverturë e partneritetit të ardhshëm të partisë së Albinit me veglën e Vuçiqit?”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …