Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton publikun se është duke u punuar në asfaltimin e rrugës R115, Ferizaj-Shtërpcë, përkatësisht segmentin e kësaj rruge Gërlicë e Epërme-Shtërpcë. Asfaltimi i kësaj pjese të kësaj rruge ka një gjatësi prej 5 kilometrave. Gjatë ditës së martë është duke vazhduar asfaltimi, ndërsa për qytetarët që do të kalojnë kësaj rruge ka rrugë alternative, ndërkaq komunikacionin po e drejton njësia e trafikut të policisë. Ndërsa, gjatë ditës së mërkurë me 13 nëntor 2019, pritet që të asfaltohen të dy shiritat, dhe për mjetet e rënda transportuese qarkullimi do të jetë i ndaluar ndërsa për vetura qarkullimi do të mundësohet çdo dy orë. Punimet në fjalë do të përfundojnë gjatë ditës së enjte nëse nuk do të ketë reshje të shiut.