Drejtoria e inspektoratit gjatë kontrolleve që ka bërë nëpër markete të ndryshme në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve në këtë fshat, përkatësisht në marketin “Ardi, ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Natyrisht, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.
Komuna e Skenderajt kërkon nga qytetarët bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla .