Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së, e cila i ka fituar votat për të qenë deputete në kuadër të koalicionit AAK-PSD, por që tash ulësja e saj rrezikohet me vendimin e PZAP-it me hyrjen e Nismës në Kuvend, ka thënë se nuk do t’i mbështetë votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Ajo ka shkruar se: “Kjo na dallon nga Vetëvendosja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”. “Nëse hyn Nisma në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, ka shkruar Natyra Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …